Gruaja thyen rekordin botëror Guinness për flokët më të gjatë ‘bisht pëllumbi’

Gruaja thyen rekordin botëror Guinness për flokët më të gjatë ‘bisht pëllumbi’

08:39, 10/09/2023
A+ Aa A-

Çfarë ndodh kur nuk i pret flokët për 33 vjet?  Një grua nga Tennessee, e cila nisi të rrisë flokët dekada më parë, është futur në librin e rekordeve botërore Guinness.

Tami Manis nga Knoxville u kurorëzua si fituese në kategorinë e grave me flokët stil bisht pëllumbi më të gjatë në botë. Flokët e Manis janë më të gjata se vetë ajo. Ajo është 162 centimetra e gjatë, flokët janë 10 centimetra mbi gjatësinë e gruas.

Hera e fundit që ka vënë gërshërë mbi flokë ka qenë në vitin 1990.

Image

"Unë u rrita në një qytet të vogël, isha një adoleshente mbipeshë. Frymëzimin për modelin bisht pëllumb të flokëve e mora nga grupet e famshme muzikore që qarkullonin në ato vite,” vijon ajo.

Teksa flokët e saj marrin shumë vëmendje, nuk është gjithmonë e lehtë të kujdesesh për to. Ditën që ajo lahet përdor shampoo dhe balsam, produkte me vaj argani, që e bëjnë më të lehtë procesin e gërshetimit të flokëve. Më pas ajo i than duke përdorur peshqirë të mëdhenj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco