Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Dënohet me 6 muaj burg pasi vrau të bijën, nuk pranonte si dhëndër një djalë sirian

Dënohet me 6 muaj burg pasi vrau të bijën, nuk pranonte si dhëndër një djalë sirian

11:16, 08/09/2023
A+ Aa A-

Tiba al-Ali, një nga figurat e njohura nga aplikacioni "YouTube", me origjinë iraniane u vra në gjumë nga i ati, vetëm se nuk pranonte që e bija të martohej me një djalë sirian.

Ajo u kthye në Irak për të vizituar familjen e saj, duke i treguar për djalin që ajo dëshironte të martohej.

Babai i saj, jo vetëm që nuk e mbështeti zgjedhjen e të bijës, por arriti deri në aktin makabër, duke e mbytur pa mëshirë në gjumë.

Ajo që e bën akoma më të trishtë ngjarjen është dënimi qesharak që ai mori nga gjykata, e cila e la pas hekurave vetëm gjashtë muaj.

Kjo gjë nxiti zemërim të madh tek gratë dhe aktivistet e njohura të cilat theksuan se vrasja e Tibas nuk ishte një incident dhe se "vrasësit e nderit" duhet të marrin ndëshkimin e duhur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco