Von der Leyen: BE solidarizohet me vendet e prekura nga moti i keq

Von der Leyen: BE solidarizohet me vendet e prekura nga moti i keq

21:25, 07/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionin Europian Ursula von der Leyen ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Greqi, Bullgari dhe Turqi.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, presidentja e KE shpreh mbështetjen për vendet e prekura, pas situatës katastrofike të ndodhur për shkak të motit të keq.

Gjithashtu shton se BE është në kontakt me autoritetet greke dhe se do të ofrojë mbështetje të plotë nëpërmjet mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

“Evropa është në anën e njerëzve të prekur nga përmbytjet katastrofike në Greqi, Bullgari dhe Turqi”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco