Anijet amerikane dhe filipinase lundrojnë në Detin e Kinës Jugore

Anijet amerikane dhe filipinase lundrojnë në Detin e Kinës Jugore

20:42, 04/09/2023
A+ Aa A-

Anijet detare të Filipineve dhe Shteteve të Bashkuara kryen një lundrim të përbashkët në pjesë të Detit të Kinës Jugore që shtrihen brenda zonës ekskluzive ekonomike të vendit të Azisë Juglindore, njoftoi këtë të hënë ushtria filipinase.

Sipas njoftimit të Forcave të Armatosura kjo ishte hera e parë që Filipinet dhe Uashingtoni kryenin lundrim të përbashkët në ujërat në perëndim të ishullit Palawan.

Shfaqja në mënyrë publike e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve vjen në një kohë kur tensionet mes Manilës dhe Pekinit janë rritur, pasi Kina pretendon pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore.

Në lundrimin e përbashkët gjatë së cilës praktikohen manovra pranë anijeve të tjera, morën pjesë anijet e shpejta luftarake të Filipineve BRP Jose Rizal dhe anijet amerikane USS Ralph Johnson të afta të kryejnë operacione goditëse dhe kundërajrore.

“Kjo ngjarje synon të ofrojë një mundësi që marinat të testojnë dhe përmirësojnë parimet ekzistuese detare,” tha Komanda Perëndimore e Filipineve në deklaratë.

Manila ka shprehur vazhdimisht shqetësim ndaj atyre që i cilëson veprime “agresive” të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Kina ka ndërtuar ishuj me bazë ushtarake, në Detin e Kinës Jugore dhe pretendimi i saj për sovranitet historik mbivendoset me zonat ekskluzive ekonomike të Filipineve, Vietnamit, Malajzisë, Bruneit dhe Indonezisë.

Filipinet fituan një çështje arbitrazhi ndërkombëtar kundër Kinës në vitin 2016, pasi një gjykatë vendosi se pretendimi i Pekinit për sovranitet mbi pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore nuk kishte bazë ligjore./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco