‘Mirëpres të gjitha memet’, kancelari Scholz nxjerr FOTO me ‘syrin e Piratit’

‘Mirëpres të gjitha memet’, kancelari Scholz nxjerr FOTO me ‘syrin e Piratit’

17:52, 04/09/2023
A+ Aa A-

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është përfshirë së fundmi në një incident, duke u dëmtuar rëndë në njërin sy, e për pasojë ai ka vendosur një maskë për të mbuluar dëmtimet.

Scholz u rrëzua teksa bënte vrap fundjavën që lamë pas, ndërsa si pasojë e rrëzimit, ai pati dëmtime për shkak të të cilave shtyu edhe disa takime që ishin programuar në fundjavë.

Sot, ai ka postuar një foto në rrjete sociale, në të cilën duket që ka dëmtime në syrin e djathtë teksa e ka fashuar në stil pirati.

Ajo që është e dukshme janë gërvishtjet rreth e qark syrit. Megjithatë kancelari gjerman ka zgjedhur ta kalojë me humor këtë situatë.

 ‘Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket më keq se sa është në të vërtetë!’, shkruan kancelari Olaf Scholz në rrjetin social ‘X’ ish-Twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco