Protesta të dhunshme në Suedi, emigrantët myslimanë përleshen me policinë

Protesta të dhunshme në Suedi, emigrantët myslimanë përleshen me policinë

17:43, 04/09/2023
A+ Aa A-

Një natë protestash u verifikua në një distrikt të banuar nga emigrantë në qytetin suedez të Malmos. Disa qindra persona dogjën dhjetëra automjete dhe u përleshën me forcat e policisë, në shenjë proteste pas djegies së radhës të Kuranit në qytet.

Nga trazirat nuk u raportuan viktima, por dëmet materiale ishin të mëdha dhe aktet e dhunës masive.

Përleshjet shpërthyen mbrëmjen e së dielës, pasi një refugjat iraken dogji librin e shenjtë mysliman. Persona të shumtë u mblodhën në zonë për të kritikuar autorin, me forcat e rendit që u detyruan ta mbronin nga sulmet. Persona të shumtë u arrestuan.

Ligji suedez e toleron këtë lloj akti, pavarësisht se qeveria është zotuar ta ndalojë dhe pavarësisht se veprimi është kritikuar nga bota islamike.

Djegiet kanë vazhduar edhe pse autoritetet e sigurisë në Stokholm dhanë muajin e kaluar alarmin se akte të tilla e kthejnë vendin në objektiv të sulmeve terroriste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco