Tajfuni i fuqishëm godet Tajvanin! Çahet në dysh autostrada, pemët shkulen nga rrënjët!

Tajfuni i fuqishëm godet Tajvanin! Çahet në dysh autostrada, pemët shkulen nga rrënjët!

16:09, 04/09/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra të plagosur, pemë të shkulura nga rrënjët e gjysmë e një autostrade e shembur në lindje të ishullit!

Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, e u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet. Ky ishte tajfuni i parë që goditi drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet. Haiku goditi rajonet malore të ishullit një juglindje, para se të kthehej drejt jugut.

Fillimisht, 240 mijë familje mbeten pa energji, por për shumicën e tyre situate u stabilizua falë ndërhyrjes së autoriteteve. Ende nuk është konfirmuar sakaq  nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, vdiq si pasojë e stuhisë. Haikui konsiderohet sidoqoftë më i dobët se stuhia Saola, që goditi Hong Kongun dhe jugun e Kinës të shtunën.

Tajfuni lëvizi sot në Ngushticën e Tajvanit e tashmë edhe ai po i drejtohet Kinës. Stuhia megjithatë ende do të vazhdojë ta mundojë ishullin me rrebeshe shiu deri në mesin e javës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco