Ukraina përshkallëzon deklaratat: Rumania mohoi rënien e dronit rus për të shmangur hyrjen e NATO-s në luftë

Ukraina përshkallëzon deklaratat: Rumania mohoi rënien e dronit rus për të shmangur hyrjen e NATO-s në luftë

14:52, 04/09/2023
A+ Aa A-

Një politikane ukrainas ka sugjeruar se Rumania ka mohuar që dronët rusë shpërthyen në territorin e saj për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Rumania është një anëtare e NATO-s dhe Oksana Savchuk i tha televizionit ukrainas se besonte se Rumania po përpiqej të parandalonte rrëshqitjen e aleancës ushtarake në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Më herët sot, Ukraina tha se disa dronë të fluturuar në një qytet ukrainas në kufi me Rumaninë kishin shpërthyer përtej kufirit, por Rumania e mohoi “kategorikisht”.

NATO ka një angazhim kolektiv të mbrojtjes, sipas të cilit ajo e konsideron një sulm ndaj një aleati si një sulm ndaj të gjithë aleatëve.

Banorja rumune Daniela Tanase, shtëpia e së cilës ka pamje nga porti Izmail i Ukrainës përtej lumit Danub, tha se ajo nuk ishte në dijeni të shpërthimeve në bregun rumun, por nuk mund të ishte e sigurt.

“Ne dëgjuam dronët, zhurmat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore përtej lumit”, tha ajo.
“Ne pamë një dritë në distancë nga dritarja jonë, po binte shi mbrëmë.”

Ukraina ka raportuar se armët e dyshuara ruse fluturojnë ose përplasen në vendet anëtare të NATO-s, disa herë gjatë luftës.

Në nëntor, dy persona u vranë në Poloni nga një raketë që ra pranë kufirit, për të cilën Polonia dhe aleatët e NATO-s më vonë thanë se ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e gabuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco