Ish-kryeministri italian: Franca rrëzoi një avion me 81 civilë, në përpjekje për të vrarë Gadafin

Ish-kryeministri italian: Franca rrëzoi një avion me 81 civilë, në përpjekje për të vrarë Gadafin

19:01, 02/09/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri italian, Giuliano Amato, në një intervistë pretendoi se një raketë e forcave ajrore franceze rrëzoi aksidentalisht një avion pasagjerësh mbi Detin Mesdhe në vitin 1980 në një përpjekje të dështuar për të vrarë liderin e atëhershëm të Libisë, Moammar Gadafi.

Ish-kryeministri i bëri thirrje presidentit francez Emmanuel Macron që ose të përgënjeshtrojë, ose të konfirmojë pohimin e tij për shkakun e rrëzimit të 27 qershorit 1980, i cili vrau të gjithë 81 personat në bordin e avionit, raporton AFP.

Amato tha se është i bindur se Franca goditi avionin ndërsa synonte një avion ushtarak libian.

Ndërsa pranoi se nuk kishte prova të forta, Amato pohoi gjithashtu se Italia informoi Gadafin dhe kështu ai, ndërsa po kthehej në Tripoli nga një takim në Jugosllavi, nuk hipi në avionin ushtarak libian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco