Republikanët do të trondisin Shtëpinë e Bardhë, do të nisin 'hetimet për shkarkimin' e Presidentit të SHBA , Joe Biden

Republikanët do të trondisin Shtëpinë e Bardhë, do të nisin 'hetimet për shkarkimin' e Presidentit të SHBA , Joe Biden

15:50, 02/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Robert Papa ka bërë me dije se republikanët do të trondisin Shtëpinë e Bardhë, pasi do të nisin "hetimet për shkarkimin" e Presidentit të SHBA , Joe Biden. 

Sipas gazetarit kjo do të ndodhë javën e ardhshme. Gazetari Robert Papa thekson se do të ketë një grumbullim të fakteve dhe informacione që anëtarët e Kongresit nuk do të mund t'i përtypin. Më pas do të ketë një votim nga Komiteti ose i gjithë Kongresi ku duhet të aprovohen të gjithë artikujt e shkarkimit. 

"Javën tjetër, janë të gjitha gjasat, që republikanët do trondisin Shtëpinë e Bardhë me lajmin e keq për presidentin Biden. Komitetet e Kongresit ( Dhomës së Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikaët) do nisin “hetimin për shkarkim” (impeachment inquiry.)

A di kush se çfarë është?

Mbledhje, grumbullim i akuzave dhe i informacionit që anëtarët e Kongresit mund të përtypin. Do ketë një votim nga një Komitet ose i gjithë Kongresi ( Dhoma e Përfaqësuesve) duhet të aprovojë “artikuj e shkarkimit” kundër Presidentit", thotë Papa. 

Më tej nënvizon se, nëse votohen do të dërgohen në senat. 

"Nëse kjo kalon, faktet i dërgohen Senatit, që të mbajë një gjyq. Duhet të votojnë shumica e senatorëvë që presidenti të dënohet. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në SHBA. Fakt.

Shkarkimi është një mjet politik, por që shumica e amerikanëve e injorojnë. Dy shkarkimet ndaj Trumpit, aq absurde sa ishin, në fakt shkatërruan këtë mekanizëm të Kongresit.

Me evidencat e sotme, Biden nuk do dënohet në Senat", thotë ai.

Gazetari ka cituar deklaratën e Bill O'Reilly i cili shprehet: "Duhen fakte direkte, vjedhje monetare që ta heqin nga Shtëpia e Bardhe, por edhe nëse ka evidenca, demokratët do ta kundërshtojnë ndëshkimin.”

Ai thotë se: “A do i bëjnë republikanët Bidenit, atë që demokratët bënë me Trumpin?”

Sipas O’Reilly: Po! Vera përfundoi. Vjeshta vjen me shkundje me të “përgjumurin” Joe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco