Sulm i ri me dron ukrainas kundër Moskës dhe zonave të tjera

Sulm i ri me dron ukrainas kundër Moskës dhe zonave të tjera

08:30, 01/09/2023
A+ Aa A-

Rusia pengoi sot një sulm të ri ukrainas me dron gjatë natës në rajonin e Moskës , tha kryebashkiaku i kryeqytetit rus, duke shtuar se nuk pati viktima apo dëme . 

Sot "forcat e mbrojtjes ajrore të Lyubertsy (në lindje të Moskës) parandaluan një tjetwr sulm me  dron ukrainas  kundër Moskës", shkroi Sergey Sobyanin në Telegram. 

''Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar apo dëme”, shtoi ai.

Ndërkohë, aeroporti Vnukovo i Moskës vendosi kufizime fluturimi për një kohë të shkurtër mëngjesin e sotëm për shkak të tentativës për sulm. 

Përveç kësaj, në rajonin e Kurskut, në kufi me Ukrainën , guvernatori Roman Starovoit vuri në dukje se " dy drone ukrainas" shënjestruan qytetin e Kurchatov, duke shkaktuar dëme në një ndërtesë qeveritare dhe një ndërtesë banimi, pa dhënë detaje të tjera.

Një tjetër dron ukrainas u rrëzua të enjten mbrëma në rajonin Bryansk, i cili gjithashtu kufizohet me Ukrainën, përsëri pa viktima apo dëme, sipas guvernatorit lokal Alexander Bogomaz.

Sulmet me dronë ukrainas kundër territorit rus dhe gadishullit të Krimesë , të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014 , janë shtuar javët e fundit. 

Në këtë kontekst, Sobyanin tha dje se dëshiron të zgjerojë dhe forcojë mbrojtjen kundërajrore të Moskës, për shkak të rritjes së sulmeve me dronë ukrainas.

"Këtë vit ne kemi bërë shumë për të mbrojtur Moskën nga dronët dhe tentativat për akte terroriste," u tha Sobyanin përfaqësuesve të shërbimeve dhe kompanive komunale, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. 

Sistemet e reja të mbrojtjes ajrore janë instaluar javët e fundit, ndonjëherë në baza ditore, shtoi ai.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco