Dhjetëra të dëbuar nga strehat e tyre në ish-banjat publike të Milanos, ku do të ngrihet xhami

Dhjetëra të dëbuar nga strehat e tyre në ish-banjat publike të Milanos, ku do të ngrihet xhami

07:55, 01/09/2023
A+ Aa A-

Xhamia, e para që do të ndërtohet ligjërisht në qytetin italian, do të ngrihet në ish-banjat publike të cilat për shtatë vjet janë pushtuar nga një grup emigrantësh që nuk mund të përballojnë pagesën e një shtëpie me qira në Milano.

Për shtatë vitet e fundit, ish-banjot publike të rrënuara në Via Esterle të Milanos, një ndërtesë imponuese që mban plagët e kohës në fasadën e saj të lodhur, kishte qenë strehë e një grupi emigrantësh dhe punëtorësh me pagë të ulët që jetonin dhe punonin legalisht në Itali.

Kjo ndryshoi këtë javë kur autoritetet lokale i dëbuan me forcë pasi ndërtesa u shit për t'u shndërruar në një xhami.

E ndërtuar në vitin 1928, gjatë viteve fashiste të Italisë, dhe më vonë e transformuar në një fabrikë butonash dhe një shkollë mekanike përpara se të braktisej në vitin 1999, ndërtesa u pushtua në vitin 2016 nga një grup migrantësh që vendosën ta bënin atë shtëpinë e tyre.

Me kalimin e viteve, grupi u shtua duke përfshirë rreth 40 njerëz, të gjithë rreth moshës 30 vjeç, kryesisht afrikanë dhe myslimanë, sipas mediave italiane, megjithëse u raportua se në të jetojnë edhe italianë.

Ndërsa të gjithë mund të gjejnë punë legalisht në Itali, shumica e tyre mund të gjejnë vetëm punë sezonale ose të përkohshme ku nuk paguhen  mjaftueshëm për të përballuar qiranë në Milano. Ata janë dërgues të Deliveroo, kuzhinierë, punëtorë në fabrika, bujqësi dhe magazina.

Dhe ndërsa ish-banjot publike po shkatërrohen, ndërtesa ende u ofron emigrantëve shtretër, dushe, kuzhina, banja dhe madje edhe një hapësirë për lutje.

Pasi u njoftuan nga autoritetet e qytetit se duhej të largoheshin nga ndërtesa për ndërtimin e xhamisë së re, ish-banorët e banjave u ankuan, duke akuzuar Milanon se po "i shet" banorët e vet.

“Bashkë me këtë vend, bashkia a po shet edhe banorët e saj?” thoshte një tabelë jashtë ndërtesës.

Grupi aktivist "Ci Siamo - Rete Solidale" (fjalë për fjalë: "Ne jemi këtu - Rrjeti i Solidaritetit") tha se dëbimi është një shembull i qytetit "i cili nuk dëshiron të shohë të varfërit e vet ose të lejojë të shihen".

Por pavarësisht protestave dhe solidaritetit të aktivistëve vendas, pjesëtarët e grupit u dëbua të martën. Tani, ata shqetësohen se do të detyrohen të mbeten pa strehë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco