Gazetari i famshëm amerikan Tucker Carlson plas ‘bombën’: Obama kishte marrëdhënie seksuale me burra dhe pinte drogë

Gazetari i famshëm amerikan Tucker Carlson plas ‘bombën’: Obama kishte marrëdhënie seksuale me burra dhe pinte drogë

18:45, 31/08/2023
A+ Aa A-

Ish-ylli i Fox News, Tucker Carlson, ka hedhur akuza të rënda për Barack Obamën.  Gazetari amerikan,  për shumë zëdhënësi i Donald Trump la gojëhapur ata që ndoqën podcastin e njohur “Adam Carolla Show” duke pretenduar se të gjithë e dinin se ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte marrëdhënie seksuale me burra, vetëm se në periudhën parazgjedhore të 2008-ës, të gjitha këto informacione për Obamën u “varrosën” për të qenë në Zyrën Ovale.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, Carlson përsëriti akuzën e Larry Sinclair, i cili kishte deklaruar më parë se Obama bleu dhe pinte kokainë para se të bënin seks në vitin 1999.

“Ai pinte drogë me Barack Obamën dhe bëri seks me të, kjo ishte padyshim e vërtetë”, tha Carlson, duke iu referuar akuzave të kriminelit Larry Sinclair.

Në vitin 2008, kur Obama kandidonte për president me Partinë Demokratike, askush nuk raportoi asgjë sepse gazetarët ishin kërcënuar se nuk do të kishin akses në fushatën e afro-amerikanit.

“Askush nuk e raportoi këtë sepse stafi i Obamës ua kishte bërë të qartë gazetarëve se kushdo që do të fliste nuk do të kishte akses në fushatën e tij,” pohoi gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco