Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Shpërthen kamperi në plazh, humb jetën i mituri

Shpërthen kamperi në plazh, humb jetën i mituri

16:50, 31/08/2023
A+ Aa A-

Një fëmijë i mitur humbi jetën tragjikisht në plazhin e Bados mes  Olbias e Gjirit të Portokalleve, për shkak të një shpërthimi në kamperin ku udhëtonte.

Në momentin e shpërthimit, në shtëpinë lëvizëse, udhëtonin dhe prindërit e vogëlushit që humbi jetën, të cilët mbetën të lënduar rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpërthimi në kamper ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol.

Menjëherë, në vendngjarje shkuan zjarrfikësit, të cilët shuan zjarrin në kamper, por nuk mund të bënin asgjë për 10 vjeçarin, i cili kishte marrë plagë të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco