Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Grant Shapps, Sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe

Grant Shapps, Sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe

13:39, 31/08/2023
A+ Aa A-

Pas dorëheqjes së Ben Wallace nga pozita e Sekretari të Mbrojtjes në Britani të Madhe, kryeministri Rishi Sunak ka gjetur menjëherë zëvendësuesin.

Ai ka emëruar Grant Shapps në krye të këtij dikasteri, duke u zotuar kështu që të vazhdojë punën e palodhshme të Wallace.

Shapps në komentet e tij të para pas emërimit si Sekretar i Mbrojtjes, tha se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

 “Mezi po pres të punoj me burrat dhe gratë që i kanë forcat tona që mbrojnë sigurinë e kombit tonë. Do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën në të drejtën e saj që t’i kundërvihet pushtimit barbar të Rusisë”, shtoi Shapps.

Në anën tjetër Wallace thotë se tani do të fokusohet në përvoja të reja, duke mos e specifikuar saktësisht se çfarë pune do të bëjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco