Vajza e mikut të ngushtë të Putinit nga balerinë, bëhet miliarderja më e re e Rusisë!

Vajza e mikut të ngushtë të Putinit nga balerinë, bëhet miliarderja më e re e Rusisë!

09:36, 31/08/2023
A+ Aa A-

Vetëm 21 vjeç, Varvara Skoch ka një pasuri të mahnitshme prej 2 miliardë funtesh dhe tashmë është objektiv i sanksioneve nga Britania e Madhe, SHBA dhe Ukraina për lidhjet e saj me Vladimir Putin.

Bukuroshja bjonde është një nga 10 fëmijët e manjatit rus të minierave dhe metaleve, Andrei Skoch. Ai është një deputet pro-Putin që përfaqëson rajonin e Belgorodit në kufirin me Ukrainën.

Babai i saj 57-vjeçar ka një pasuri mbi 6 miliardë paund. Emri i tij u vu nën sanksione nga SHBA në vitin 2018 për "lidhje të gjata me grupet e organizuara kriminale ruse".

Vajza e tij tashmë zotëron aksione në kompaninë e tij, duke zënë rrënjë në shoqërinë elitare ruse.

“The Sun” ka publikuar foto të saj që zbulojnë  jetën e saj luksoze, duke kaluar kohë në festa ekstravagante apo udhëtimet për pushime luksoze jashtë vendit me partnerin e saj, djalin e ministrit më të pasur të Putinit.

Duket se ajo ka konsoliduar lidhjen me Evgeny Manturov. 25-vjeçari është djali i zëvendëskryeministrit rus Denis Manturov, i cili luan një rol kyç në menaxhimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës. Çifti i ri është parë shpesh duke shijuar ski dhe patinazh në Zvicër apo duke pushuar në plazhet e Seychelles. Ajo është një balerinë, por ka luajtur një rol kyç në biznesin familjar.

Në mars, ajo dhe partneri i saj u emëruan "yjet në rritje" për kërcimin ndërkombëtar latin nga gjyqtarët e Crystal Ball 2023. Thuhet se Vavaria ka një pasaportë qipriote dhe ruse dhe ka lidhje të forta me Londrën, ku ajo zotëron një rezidencë të madhe në St John's ëood.

Vavaria është një nga 7 miliarderet femra në Rusi. 

Kjo për faktin se në vitin 2022, për shkak të presionit të sanksioneve... Miliarderët rusë filluan të reduktojnë aksionet e tyre në asete dhe t'i transferojnë ato te të afërmit (ose menaxherët e punësuar) - thotë "Forbes Rusia".

Ajo dyshohet se mban një pjesë të konsiderueshme prej 15% në kompaninë e ish-aksionarit të Arsenalit dhe partnerit të biznesit të babait të saj, Alisher Usmanov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco