FOTO/ Tronditet Nju Jorku, burri vret me thikë gruan, fëmijët dhe më pas veten

FOTO/ Tronditet Nju Jorku, burri vret me thikë gruan, fëmijët dhe më pas veten

18:31, 29/08/2023
A+ Aa A-

Një tragjedi brenda një familjeje është regjistruar në Nju Jork, ku mësohet se një burrë goditi për vdekje me thikë gruan e tij, më pas vrau edhe dy fëmijët e tyre 1 dhe 3 vjeç dhe në fund u vetëvra.

Policia beson se Edison Lopez, 41 vjeç, ka vrarë gruan e tij Aleksandra 40 vjeçde dhe më pas dy djemtë Lucian 3 vjeç dhe Kalvin, 1 vjeç, para se të qëllonte veten për vdekje kë katin e 4 të pallatit ku jetonin.

Image

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda në shtëpinë e tyre në Upper Ëest Side.

Mediat amerikane shkruajnë se babai i gruas dhe një tjetër i afërm i saj kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej ditësh nuk kishin marrë vesh asnjë lajm prej tyre.

Thuhet se ata kanë zbuluar gjithçka pasi kanë thyer bravën ku kanë gjetur edhe trupat.

Trupat e fëmijëve kishin plagë të shumta me thikë. Trupi i gruas u gjet në korridor me një plagë në qafë, ndërsa burri u gjet në një dhomë gjumi, i shtrirë në shtrat me një thikë pranë tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco