Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Kanadezi u shiti helm në internet atyre që donin të vrisnin veten, dyshohet për 88 vdekje

Kanadezi u shiti helm në internet atyre që donin të vrisnin veten, dyshohet për 88 vdekje

17:13, 27/08/2023
A+ Aa A-

Ka filluar hetimit për vdekjen e 88 personave në Mbretërinë e Bashkuar, që blenë substanca nga ueb-faqet kanadeze dhe që dëshironin të kryenin vetëvrasje.

Hetimi është filluar pasi kanadezi Kenneth Law, 57-vjeç, u arrestuar dhe akuzuar në maj në Ontario, ku rëndojnë dy pika të aktakuzës – këshillim dhe ndihmë për vetëvrasje.

Policia beson se Laë kishte shpërndarë dhe shitur substanca helmuese në internet, për të synuar individë të prirur për të lënduar veten. Hetimi që atëherë është zgjeruar.

Tani agjencia kombëtare e Britanisë në luftën kundër krimit (NCA) ka zbuluar se ka identifikuar 272 persona në Britani të Madhe, që kishin blerë artikuj nga ueb-faqet kanadeze në dy vitet e fundit. Nga 272, 88 prej tyre kanë vdekur.

Zëdhënësi i NCA-s ka paralajmëruar se janë në fazën e hershme të hetimeve dhe se nuk mund të konfirmojë nëse blerjet në ueb-faqe kanë shkaktuar çfarëdo vdekje, por shtoi se çdo rast me vdekje po hetohet.

Policia rajonale në Peel, Ontario, ka njoftuar se kimikalet e shitura online kanë ngjyrë të bardhë, një helm që nganjëherë përdoret në përpunimin e ushqimit.

Në raport thuhet se Law dyshohet se ka bërë shpërndarjen e 1200 pakova në adresa të ndryshme në 40 vende, kurse hetimet e policisë janë duke u zhvilluar edhe në SHBA, Itali, Australi dhe Zelandë të Re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco