Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Qindra të zhdukur pas zjarreve në Havai, zjarri më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit

Qindra të zhdukur pas zjarreve në Havai, zjarri më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit

16:11, 27/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden u informua për situatën dhe përpjekjet e ekipeve të ndihmës në Havai nga drejtori i FEMA-s, Mbrojtja Civile e SHBA-së, Deanne Criswell dhe Bob Fenton, shefi koordinator i reagimit ndaj zjarrit në Maui, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Janë ende 388 persona të zhdukur pas katastrofës në ishuj dhe emrat e tyre janë bërë të ditur për të lehtësuar operacionet e kërkimit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Në fillim të kësaj jave, numri i personave të zhdukurve pas asaj që besohet të jetë zjarri më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur në mbi 1 000.

Aktualisht, numri i viktimave është 115, por sipas autoriteteve ky nuk është një vlerësim real.

“Do të kalojnë shumë muaj përpara se të kemi numrin e saktë të personave që vdiqën nga zjarret”, thanë autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco