Banda kriminale hap zjarr ndaj protestuesve, vdesin 7 persona në Haiti

Banda kriminale hap zjarr ndaj protestuesve, vdesin 7 persona në Haiti

11:40, 27/08/2023
A+ Aa A-

 

Një grup kriminal në Haiti ka plagosur dhe vrarë të paktën 7 persona që po marshonin në një protestë të organizuar nga një drejtues i kishës.

Qindra ithtarë, disa prej tyre të armatosur me hanxharë marshuan përmes një pjese periferike të kryeqytetit Port-au-Prince në përpjekje për të larguar anëtarët e grupit kriminal.

Ky i fundit hapi zjarr mbi ta me automatikë.

‘Reuters’ ka publikuar disa video të paidentifikuara nga rrjetet sociale ku shihen njerëz që qëllohen në mes të rrugës, trupa të shtrirë në tokë dhe të tjerë që duket se janë pengje që shprehen se marshimi ishte paqësor dhe nuk e kishin idenë se do të ishte për të mposhtur kriminelët.

Protesta ndodhi në periferinë e Canaan që është themeluar nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrimtar në vitin 2010. Kjo zonë kontrollohet nga një person me nofkën ‘Jeff’ që mendohet se është aleat me një grup tjetër kriminal, 5 Segonn ‘5 Seconds’.

Numri i vdekjeve do të rritet pasi ka shumë plagosje por edhe rrëmbime.

Vetëm përgjatë vitit 2023, bandat kriminale në Haiti kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 2400 njerëzve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco