Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Ky është gjenerali i Kremlinit që orkestroi vrasjen e Prigozhin

Ky është gjenerali i Kremlinit që orkestroi vrasjen e Prigozhin

11:34, 26/08/2023
A+ Aa A-

Inteligjenca britanike beson se komandanti i Kremlinit, që orkestroi helmimin e Sergei Skripal në Britani, ka pasur rol edhe në vrasjen e Yevgeny Prigozhin.

Gjeneral-majori Andrey Averyanov thuhet se ka pasur një përplasje të hershme me shefin e grupit mercenar ‘Wagner'.

Averyanov ishte personi përgjegjës që dërgoi spiunët në Britani në vitin 2018 për të vrarë agjentin e dyfishtë, Sergei Skripal. Ky i fundit u helmua teksa ishte bashkë me vajzën e tij, Yulia.

Një burim i inteligjencës britanike tha se shumëkush beson se Prigozhin i kishte ditët e numëruara. I njëjti burim tha se ka shumë diskutime se emri përgjegjës për këtë gjë është Averyanov.

Gjenerali i Kremlinit është përgjegjës për operacionet e fshehta jashtë Rusisë.

Muajin e shkuar ai ishte i pranishëm në një samit të organizuar në Shën Petersburg, ku u prezantua përpara liderëve afrikanë. Kanalet e lidhura me 'Wagner' raportuan në atë kohë se qëllimi i takimeve ishte nxjerrja jashtë loje e Prigozhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco