VIDEO/ Zjarret jashtë kontrollit në Kanada, vendi në gjendje të jashtëzakonshme

VIDEO/ Zjarret jashtë kontrollit në Kanada, vendi në gjendje të jashtëzakonshme

12:28, 18/08/2023
A+ Aa A-

Mijëra njerëz që jetojnë në Kanadanë veriore u dyndën në aeroportin e vogël të Yellowknife të enjten dhe formuan një kolonë në të vetmen autostradë që u lejon atyre të udhëtojnë në jug nga ky rajon i madh, i cili kërcënohet nga zjarre të shumta.

Më shumë se 20,000 njerëz do të evakuohen deri në mesditën e sotme, me  Yelloëknife, kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë nën kërcënimin e një zjarr të madh.

Ditën e djeshme, rreth 1500 persona u evakuuan në dhjetë fluturime, ndërsa të paktën 22 fluturime janë planifikuar për sot nga Yelloëknife.

Autoritetet rajonale vlerësojnë se mund të evakuojnë rreth një të katërtën e banorëve me rrugë ajrore dhe nuk përjashtojnë mundësinë që kjo përpjekje të vazhdojë edhe nesër.

“Ne do të vazhdojmë derisa të mund të nxjerrim të gjithë popullsinë e Yelloëknife nga këtu,” tha zyrtarja e shërbimeve të urgjencës në Territoret Veriperëndimore Jennifer Young në një konferencë shtypi të enjten mbrëma.

Kanadaja po përballet me një sezon rekord zjarresh që nga pranvera. Vitet e fundit vendi është përballur me fenomene ekstreme të motit, intensiteti dhe shpeshtësia e të cilave është rritur për shkak të rritjes së temperaturës në planet.

Më shumë se gjysmës së popullsisë së Territoreve Veriperëndimore iu është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa janë lëshuar urdhra evakuimi dhe janë alarme në vende të tjera në vend, kryesisht në British Columbia (Kanada perëndimore).

Qyteti West Kelowna shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten mbrëma, për shkak të një zjarri në pyll.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ndërpreu një pushim familjar në bregun perëndimor për t’u takuar me ministra dhe zyrtarë të lartë për të diskutuar “zjarret dhe kushtet ekstreme të motit” në të gjithë vendin.

Ky i fundit “u kërkoi ministrave të punojnë me partnerët e tyre të sektorit të telekomunikacionit për të siguruar akses të vazhdueshëm në shërbimet thelbësore për kanadezët e prekur,” tha zyra e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco