Suedia e shton alarmin për kërcënim terrorist pas djegieve të Kuranit

Suedia e shton alarmin për kërcënim terrorist pas djegieve të Kuranit

11:16, 18/08/2023
A+ Aa A-

Vendimi vjen pas një vargu të fundit të përdhosjeve publike të Kuranit nga një pjesë e vogël aktivistësh anti-islamikë, akte që kanë shkaktuar demonstrata të zemëruara në të gjithë vendet muslimane.

Suedia e ka rritur alarmin e saj për kërcënim terrorist në nivelin 4 nga pesë në total, pasi një seri djegiesh publike të Kuranit i tërbuan komunitetet myslimane në mbarë botën.

Duke vepruar në bazë të këshillave nga drejtuesit e zbatimit të ligjit dhe shërbimeve të sigurisë, kryeministri Ulf Kristersson e bëri njoftimin të enjten.

Kjo vjen pas një sërë përdhosjesh publike të fundit të Kuranit në vendin skandinav nga një pjesë e vogël aktivistësh anti-islamikë, sjellje që shkaktuan demonstrata të zemëruara në të gjithë vendet myslimane.

"Unë e kuptoj se shumë suedezë po ndihen të shqetësuar për kuptimin e nivelit të ri më të ngritur të kërcënimit," tha Kristersson. "Për të gjithë ju, si policia, dua t'ju them që ne duhet ta jetojmë jetën tonë si zakonisht. Ne mbrojmë shoqërinë tonë të hapur kundër atyre që e kërcënojnë atë. Ne mbrojmë vlerat tona demokratike, por mbrojmë veten. Ne mbrojmë mënyra jonë e jetesës, por ne mbrojmë veten."

Suedia dhe Danimarka fqinje kanë parë kohët e fundit një valë përdhosjesh publike të Kuranit, duke përfshirë djegiet e tij, të cilat kanë shkaktuar zemërim dhe dënim të gjerë në vendet myslimane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco