Përdhunuan në grup një vajzë, shtatë të arrestuar në Palermo

Përdhunuan në grup një vajzë, shtatë të arrestuar në Palermo

11:07, 18/08/2023
A+ Aa A-

Katër të rinj, njëri prej të cilëve ende i mitur, u arrestuan në Palermo për dhunë seksuale në grup. Hetimet nisën pas denoncimit të viktimës se më 7 korrik ishte dërguar në një zonë të veçuar të qendrës historike dhe përdhunuar nga kriminelët.

Një arrestim i parë ishte kryer ditët e fundit ndaj tre bashkëpunëtorëve, sot arrestimi i katër të tjerëve.

Përdhunimi në grup dyshohet se ndodhi në fund të një mbrëmjeje të kaluar nga e reja në ambientet e jetës së natës në Palermo, midis tregut Vucciria dhe Piazza Sant’Anna. Të shtatë, sipas rrëfimit të viktimës, do ta kishin çuar në zonën e Foro Italico dhe disa prej tyre do ta kishin abuzuar.

Karabinierët arritën të identifikonin anëtarët e dyshuar të grupit falë rrëfimit të viktimës dhe pamjeve të sistemeve të vëzhgimit me video në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco