Franca, ligj të ri kundër 'bullizmit': Nxënësit ngacmues tani rrezikojnë transferim nga shkolla, jo viktimat

Franca, ligj të ri kundër 'bullizmit': Nxënësit ngacmues tani rrezikojnë transferim nga shkolla, jo viktimat

09:24, 18/08/2023
A+ Aa A-

Një dekret i ri lejon që një nxënës ngacmues të transferohet në një shkollë tjetër. Më parë, ishte viktima që duhej të ndryshonte shkollën. Tani mund të dënohet edhe një sulmues kibernetik nga një shkollë tjetër nga ajo e viktimës.

Qeveria franceze ka miratuar masa të reja për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve të shkollës që janë viktima të bullizmit (ngacmimeve)

Një dekret i ri i lëshuar këtë javë nga Ministri i Arsimit, Gabriel Attal, do të thotë se ngacmuesit mund të zhvendosen në një shkollë të re, ku më parë kishte më shumë gjasa që të zhvendosej viktima.

Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu mundësinë që edhe ngacmuesit kibernetikë në një shkollë të ndryshme nga viktima mund të ndëshkohen.

Kjo masë e re "dërgon një sinjal të fortë për sistemin arsimor kombëtar dhe për prindërit", thotë Ëilfrid Issanga, drejtor i shoqatës ALCHM, e cila lufton kundër bullizmit dhe abuzimit të fëmijëve. “Mendoj se ministri aktual e ka kapur demin për brirësh”.

'Tolerancë zero'

Ngacmimi në shkollë u bë një prioritet kombëtar pas vetëvrasjes në maj të Lindsay, 13 vjeçe, një nxnënëse në Pas-de-Calais, në veri të Francës. Përgjigja ndaj talljeve dhe ngacmimeve në shkollë duhet të jetë “e pamëshirshme”, tha ministri Attal, i cili tashmë e ka përmendur këtë masë në disa raste.

Shoqatat që bëjnë fushatë kundër bullizmit në shkollë kanë pritur për masa më të forta prej disa vitesh. Më parë, ata argumentojnë, se detyrimi i një fëmije të ngacmuar të ndryshojë shkollën mund të ndihej si një dënim i dyfishtë: jo vetëm për fëmijën, por edhe për prindërit e tyre.

Në disa zona rurale, kjo mund të krijojë situata të paqëndrueshme ku viktima përfundon në një shkollë shumë larg nga shtëpia, shpjegon Wilfrid Issanga. "Po nëse ka një domate të kalbur në një arkë me domate të shëndetshme, duhet të hiqni të keqen, jo të mirat."

"Ne duhet të dërgojmë një sinjal të fortë për prindërit e ngacmuesve, u takon prindërve të merren me problemin sepse shkolla nuk mund të zërë vendin e prindërve."

Në mars 2022, ngacmimi në shkollë u bë vepër penale e dënueshme deri në 10 vjet burgim dhe gjobë deri në 150,000 euro në rast të vetëvrasjes ose tentativës për vetëvrasje nga ana e viktimës së talljeve dhe ngacmimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco