Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Një grua kërcënon gjyqtaren e çështjes Trump: Do të të vrasim nëse ai nuk rizgjidhet

Një grua kërcënon gjyqtaren e çështjes Trump: Do të të vrasim nëse ai nuk rizgjidhet

12:29, 17/08/2023
A+ Aa A-

Një grua nga Teksasi kërcënoi gjykatësen e qarkut përgjegjëse për mbikëqyrjen e një prej rasteve të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas dokumenteve të gjykatës për Distriktin Jugor të Teksasit, Abigail Jo Shry nga Alvin e kërcënoi gjyqtaren Chutkan përmes mesazhit me zë më 5 gusht.

Ajo tha se do të vriste gjyqtaren Tanya Chutkan dhe kongresmenen demokrate Sheila Jackson Lee. Gjithashtu deklaroi se do të vriste këdo tjetër “që synonte ish-presidentin Trump”, raporton CBS.

“Hej, ti zezake budallaqe! Ti je në syrin tonë, duam të të vrasim. Duam të vrasim edhe Sheila Jackson Lee”, tha Abigail Jo Shry në mesazhin e saj me zë.

Chutkan është gjykatëse federale që mbikëqyr një çështje penale federale në Uashington që akuzon Trump për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Nëse Trump nuk zgjidhet në 2024, ne do të vijmë të të vrasim, kështu që ki kujdes, kurvë”, tha gruaja në mesazh.

Ajo gjithashtu kërcënoi se do të vriste të gjithë demokratët në Uashington dhe të gjithë anëtarët e komunitetit LGBTQ.

Kur u mor në pyetje nga hetuesit federalë më 8 gusht, Shry pranoi se telefonatat kishin ardhur nga telefoni i saj dhe se ajo kishte telefonuar në të vërtetë zyrën e gjyqtares Chutkan.

“Ti personalisht do të jesh objektiv, por edhe familja jote”, kërcënoi Shry.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo u tha agjentëve specialë se nuk kishte në plan të udhëtonte në Uashington dhe Houston për të realizuar atë që tha.

Më 11 gusht, Shry u akuzua për kërcënim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco