Qyteti është shkrumbuar i gjithi, shkon në 55 numri i viktima nga zjarret në Hawaii

Qyteti është shkrumbuar i gjithi, shkon në 55 numri i viktima nga zjarret në Hawaii

17:36, 11/08/2023
A+ Aa A-

Hawaii po përballet prej disa ditësh me flakë të mëdha të cilat kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të vendit. Deri më tani, numri i viktimave ka arritur në 55 dhe qindra të tjerë thuhet se janë të zhdukur në ishullin Maui.

Guvernatori i shtetit, Josh Green i ka quajtur zjarret “katastrofike” dhe ndoshta fatkeqësinë më të madhe natyrore në historinë e Hawait.

Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me flakët, thonë zyrtarët, dhe gati 15,000 turistë janë larguar nga Maui gjatë kësaj jave.

Zjarret filluan në ishull të martën, të nxitura nga erërat e Uraganit Dora. 80% e qytezës historike bregdetare Lahaina me mbi 12 mijë banorë tashmë nuk ekziston. Në pjesën perëndimore të ishullit, 11 mijë banorë janë pa energji elektrike, raporton BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco