Duhen shmangur, 3 destinacionet më të rrezikshme në botë për pushime

Duhen shmangur, 3 destinacionet më të rrezikshme në botë për pushime

15:07, 07/08/2023
A+ Aa A-

Pushimet mund të bëhen kudo, nëse keni mundësi për të eksploruar vendet e botës, por janë disa vende që duhet të shmangen. Duhet të qëndrohet larg shteteve ku ka, vrasje, trafik droge, rrëmbim, trafik njerëzor pasi jo të gjitha qytetet janë për të gjithë. Në vijim do të njiheni me 3 destinacionet turistike më të rrezikshme në botë.

Ciudad Juarez, Meksikë

Kjo zonë e veçantë duhet të shmanget me çdo kusht. Është “kryeqyteti i krimit” në vend, pasi korrupsioni policor merret si i mirëqenë oficerët merren me drogë ose bashkëpunojnë me kartele.

Karakas, Venezuelë

Kryeqyteti i Venezuelës është ende një vend ku dominon dhuna, me grabitje që ndodhin çdo ditë. Gjithashtu, titujt e lajmeve shpesh flasin për humbjen e jetëve në beteja me armë dhe rrëmbime.

Guatemala City, Guatemala

Kryeqyteti i saj njihet më shumë për dhunën, trafikun e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Ajo ka shkallë jashtëzakonisht të lartë të vrasjeve, rrëmbime autobusësh dhe grabitje në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco