Momenti trondites kur kamera filmon gojën e peshkaqenit

Momenti trondites kur kamera filmon gojën e peshkaqenit

08:06, 07/08/2023
A+ Aa A-

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur të magjepsur dhe njekohësisht të tmerruar nga pamjet që tregojnë  një peshkaqen teksa gëlltit kamerën e një zhytëse.

Ambientalistja  Zimy Da Kid ishte në Maldive vitin e kaluar duke filmuar një dokumentar. 

Me sa duket, kamerat, ekuipazhet dhe prania e madhe njerëzore tërhoqën vëmendjen e një peshkaqeni të madh tigër, i cili filloi t'u afrohej gjithnjë e më shumë njerëzve.

Kështu, kur peshkaqeni iu afrua mjaftueshëm Zimy , i hodhi aparatin e saj dhe përbindëshi i detit e gëlltit atë. 

Megjithatë, është e pabesueshme që kamera “mbijetoi”, duke siguruar pamje të tmerrshme të gojës së peshkaqenit.

Pamjet janë xhiruar në Fuvahmulah , në jug të Maldiveve, ku popullata e peshkaqenëve tigër është e lartë.

Duke folur për takimin e pabesueshëm, Zimy tha për Independent: "Vendova Insta360-ën time dhe më pas e futa në rërë si karrem. Peshkaqeni ishte kurioz. Ai e pa këtë gjë me shkëlqim dhe mendoi 'më lejoni ta provoj' dhe më pas kafshoj kamerën."

Pavarësisht sprovës së tmerrshme, regjisorja tha se dëshiron të ndryshojë perceptimin negativ që njerëzit kanë shpesh për grabitqarët, duke shpjeguar:

" Kur peshkaqenët kafshojnë njerëzit, nuk është sepse duan të na hanë, por sepse shohin dikë dhe janë kureshtarë të din se çfarë është, kështu që thjesht i kafshojnë".

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zimy Da Kid (@zimydakid)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco