Akuza për ekstremizëm, dënohet 19 vjet burgim lideri i opozitës ruse, Navalny

Akuza për ekstremizëm, dënohet 19 vjet burgim lideri i opozitës ruse, Navalny

09:01, 05/08/2023
A+ Aa A-

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexey Navalny është dënuar me 19 vite të tjera burg për akuzat për ekstremizëm, të cilat ai i ka hedhur poshtë si një përpjekje për t'i mbyllur gojën.

Navalny  po vuan një dënim me nëntë vjet për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës ndërsa në vitin 2021, ai u dënua edhe me 2.5 vjet burg për shkelje të lirimit me kusht

Marie Struthers, Drejtoresha e Amnesty International për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, e përshkroi dënimin si "një akt të keq të hakmarrjes politike që jo vetëm që synon personalisht Navalny, por shërben si një paralajmërim për kritikët e shtetit në të gjithë vendin".

Ajo shtoi se rezultati i "gjyqit të rremë të sotëm" është shembulli i fundit i "shtypjes sistematike të shoqërisë civile ruse që është intensifikuar që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar

Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kritikuan dënimin si "një përfundim i padrejtë i një gjyqi të padrejtë".

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e dënoi vendimin.

“Sistemi arbitrar i drejtësisë i Rusisë që burgos Alexei Navalny për 19 vjet të tjera është padrejtësi e pastër”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco