VIDOE/ Sllovenia nën pushtetin e ujit, paralajmërim i kuq në shumë zona

VIDOE/ Sllovenia nën pushtetin e ujit, paralajmërim i kuq në shumë zona

10:44, 04/08/2023
A+ Aa A-

Një stuhi e fortë sot herët në mëngjes ka goditur Slloveninë, ku është lëshuar një paralajmërim i kuq për pjesën verilindore, veriperëndimore dhe qendrore të vendit.

Në gjysmën e dytë të ditës, pritet të ketë reshje edhe më të mëdha të shiut ndërsa ato do të arrijnë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shumë rrugë në të gjithë shtetin slloven janë të përmbytura dhe të mbyllura për shkak të përmbytjeve, rërës, baltës dhe rrëshqitjeve të dheut. Në disa komuna, banorëve u është kërkuar që të evakuohen në vende të sigurta ose të qëndrojnë në shtëpi, raporton index.hr.

“Fatkeqësisht, skenari më i keq po realizohet. Pjesë të Gorenjskës, Carinthia dhe Savinjska janë tashmë të prekura nga përmbytjet dhe situata po përkeqësohet për shkak të reshjeve. Në shumë vende, më shumë se 200 litra shi për metër katror ka rënë në vetëm 10 orë”, tha parashikuesi i motit, Rok Nosan, raporton Telegrafi.

Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso) ka lëshuar një paralajmërim të kuq që është i vlefshëm deri në mesnatën e sotme për shkak të reshjeve të paralajmëruara, të cilat pritet të shkaktojnë përmbytje të mëtejshme të rrjedhave ujore.

Rrjedha e lumit Drava në kufi me Austrinë është rritur ndjeshëm në orët e fundit dhe rrjedha e Mezhas para grykëderdhjes së tij në Dravograd është rreth 350 metër/kub për sekondë. Lumi Drava do të rrjedhë në zonat e ekspozuara dhe në pjesën e poshtme nga diga e Markovcit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco