Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

E priste vdekjen që nga viti 2005, ekzekutohet vrasësi serial në Florida

E priste vdekjen që nga viti 2005, ekzekutohet vrasësi serial në Florida

10:09, 04/08/2023
A+ Aa A-

Ekzekutohet vrasësi serial në Florida, James Barnes. Ekzekutimi i tij u krye në burgun Raeford.

James Barnes ishte në burg në vitin 2005, duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Por në atë kohë ai rrëfeu se kishte përdhunuar dhe vrarë infermieren 41-vjeçare Patricia Miller në vitin 1988. Ai u dënua me vdekje për vrasjen e saj.

Sipas rrëfimit të tij, Barnes hyri në dritaren e dhomës së gjumit të Millerit në Melburn, Florida në vitin 1988, ku tregoi se ai i vuri zjarrin shtratit të saj për të mbuluar krimin.Deri në rrëfimin e tij, vrasja e saj ishte e pazbardhur.

“E vrava që të mos kishte asnjë dëshmitar apo ankesë kundër meje”, ka shkruar ai në një letër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco