Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Navalny në pritje të vendimit për akuzat e lidhura me ekstremizëm

Navalny në pritje të vendimit për akuzat e lidhura me ekstremizëm

09:29, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny pritet t’i shqiptohet të premten vendimi për akuzat e lidhura me ekstremizëm.

Navalny është dënuar për përvetësim dhe aktualisht po vuan dënimin me burgim prej nëntë vjetësh, por akuzat e reja për terrorizëm rrezikojnë t’ia shtyjnë kohën në burg për dekada.

Ai dhe mbështetësit e tij, i konsiderojnë të gjitha akuzat si të motivuara politikisht.

Nvalny, 47-vjeçar ka thënë se pret “dënim stalinist” në gjyqin e 4 gushtit.

Ai ka thënë se formula për ta kalkuluar dënimin e tij është e thjeshtë, pasi vetëm duhet marrë parasysh që prokurori ka kërkuar dënim prej 20 vjetësh dhe ajo shifër duhet zvogëluar për 10-15 për qind.

“Ky është ‘dënimi stalinist’. Ata kanë kërkuar 20 vjet dhe do të më dënojnë me 18 ose diçka vjet. Nuk ka shumë rëndësi, qëllimi kryesor është frikësimi”, ka thënë ai përmes një shkrese të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë.

Navalny akuzohet për gjashtë shkelje të Kodit Penal, përfshirë krijimin dhe financimin e një komuniteti ekstremist, thirrje për ekstremizëm, rehabilitim të nazizmit dhe përfshirje të të miturve në akte të rrezikshme.

Ky rast lidhet me veprimtarinë e Navalnyt në Fondacionin e tij Kundër-Korrupsionit, i cili është shpallur organizatë ekstremiste më 2021 dhe i janë ndaluar të gjitha aktivitetet në Rusi.

Ai është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar për helmim me agjentin nervor Noviçok.

Ai ka thënë vazhdimisht se helmimi i tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco