Bota ‘kthen sytë’ nga Afrika, ja kush është lideri më i rrezikshëm dhe lidhjet e tij të fshehta me Wagner

Bota ‘kthen sytë’ nga Afrika, ja kush është lideri më i rrezikshëm dhe lidhjet e tij të fshehta me Wagner

08:42, 04/08/2023
A+ Aa A-

Pas grushtit të shtetit në Niger, bota i ktheu sërish sytë nga Afrika, ku grushtet e shtetit po ndodhin gjithnjë e më shumë kohët e fundit. Vëmendje e veçantë i kushtohet Burkina Fasos, vendit që pati grushtet më të suksesshme, me nëntë pushtime dhe një grusht shteti të dështuar. Pas grushtit të shtetit të fundit, Ibrahim Traore, de facto kreu më i ri i shtetit, erdhi në pushtet.

Ibrahim Traore, i lindur në vitin 1988, u vendos në krye të vendit në Afrikën Perëndimore që nga 30 shtatori 2022, kur u rrëzua lideri i juntës, Paul-Henri Sandaogo Damiba. Kur grushti i shtetit kundër udhëheqësit të juntës filloi, Traore mbante ende gradën e kapitenit. Operacioni është kryer me ndihmën e njësisë speciale “Cobra”, për të cilën disa pretendojnë se Traore në një moment ka qenë pjesëtar i tyre, ndërsa burime të tjera e kundërshtojnë këtë.

Sipas “Reuters” dhe “New York Times”, Ibrahim Traore dyshohej se ishte i lidhur me grupin mercenar rus Wagner, për shkak të pikëpamjeve të tij anti-neokolonialiste, anti-franceze dhe pro-ruse. Kur hyri në kryeqytetin Ouagadougou, ai u përshëndet nga mbështetësit e tij, mes të cilëve kishte edhe nga ata që valëvitnin flamurin rus. Qeveria e Ganës ka pretenduar publikisht se Traore filloi të punonte me Wagner pas grushtit të shtetit, duke punësuar mercenarët e tyre për të luftuar rebelët xhihadistë.

Udhëheqësi i Burkina Faso e mohoi këtë, duke thënë se "Wagneri ynë është VDP", duke iu referuar Vullnetarëve për Mbrojtjen e Atdheut. Ai gjithashtu mori pjesë në samitin Rusi-Afrikë në korrik në Shën Petersburg, ku tha se banorët e Burkina Fasos mbështesin Rusinë dhe njoftoi se ambasada ruse, e cila u mbyll në vitin 1992, do të rihapet në vendin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco