Trump qëndron vetëm 27 minuta në seancë, deklarohet i pafajshëm dhe ikën

Trump qëndron vetëm 27 minuta në seancë, deklarohet i pafajshëm dhe ikën

23:55, 03/08/2023
A+ Aa A-

Ka përfunduar zyrtarisht paraqitja dhe akuza e parë për ish-presidentin Donald Trump në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020, pasi seancës gjyqësore prej 27 minuta.

Burime sipas CNN bëjnë me dije ish-presidenti është larguar nga salla e gjyqit dhe seancë e radhës është caktuar për 28 gusht.

Gjyqtarja e Magjistraturës Moxila Upadhyaya caktoi seancën e radhës për çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve për 28 gusht në orën 10:00.

Ky proces do të ndodhë përpara gjykatëses së qarkut të SHBA Tanya Chutkan. Prokurori Thomas Ëindom tha se qeveria ishte në dispozicion në të gjitha ditët që gjyqtari i magjistraturës ofroi si ditë të mundshme seancash, por do të preferonte më të hershmen.

Ekipi i Trump kërkoi 28 gushtin, më i fundit nga tre opsionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco