Rusia: Kemi rrëzuar 7 dronë ukrainas pranë Moskës

Rusia: Kemi rrëzuar 7 dronë ukrainas pranë Moskës

12:46, 03/08/2023
A+ Aa A-

Shtatë dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës në rajonin Kaluga, në jugperëndim të Moskës, thanë zyrtarët rusë të enjten.

Vladislav Shapsha, guvernator i rajonit Kaluga në jugperëndim të Moskës, tha më vonë se një sistem i mbrojtjes ajrore kishte zbuluar dhe rrëzuar një dron tjetër të enjten.

“Mbrëmë, një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me mjete ajrore pa pilot u dështoi mbi territorin e rajonit të Kaluga”, tha ministria në një deklaratë në Telegram.

Nuk raportohet për viktima apo dëme, shtoi ai. Shapsha gjithashtu pohoi se nuk kishte "pasoja për njerëzit apo infrastrukturën".

Ukraina ende nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar. Kjo vjen pasi Rusia tha se Ukraina  lëshoi ​​tre drone  drejt Moskës të martën. Një këshilltar presidencial ukrainas tha se ato sulme ishin një shenjë se kryeqyteti rus po "mësohet me një luftë të plotë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco