Zgjidhet misteri i objektit misterioz që u nxor nga deti

Zgjidhet misteri i objektit misterioz që u nxor nga deti

16:21, 31/07/2023
A+ Aa A-

Agjencia Australiane e Hapësirës ka përfunduar hetimin e nisur për një kapsulë misterioze që u nxor në breg nga deti në një plazh të Australisë Perëndimore.

Pas hetimit dy-javor për origjinën e kapsulës, ASA njoftoi të hënën se objekti i përket Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor.

“Ne kemi konstatuar se objekti … ka shumë të ngjarë të jetë mbetje nga një fazë e tretë çmontimi i një mjeti lëshues satelitor polar (PSLV), “njoftoi ASA në profilin e tyre zyrtar në Twitter .

“PSLV është një mjet lëshimi i operuar nga [ISRO].”

Kujtojmë se objekti u gjet nga një qytetar në breg të detit më 15 korrik, ndërsa ASA fillimisht dyshoi se mbetjet mund t’i përkisnin ndonjë anijeje kozmike.

 “Mbetjet mbeten në ruajtje dhe Agjencia Australiane e Hapësirës po punon me ISRO, e cila do të sigurojë konfirmim të mëtejshëm për të përcaktuar hapat e ardhshëm, duke përfshirë marrjen në konsideratë të detyrimeve sipas traktateve hapësinore të Kombeve të Bashkuara”, shkruan ASA.

Cilindri është rreth 2.5 metra i gjerë dhe midis 2.5 dhe 3 metra i gjatë dhe shkaktoi jo pak reagime kur doli fillimisht në breg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco