NATO drejt përballjes me Rusinë, aleatët po mendojnë dërgimin e trupave në Ukrainë

NATO drejt përballjes me Rusinë, aleatët po mendojnë dërgimin e trupave në Ukrainë

11:00, 18/05/2024
A+ Aa A-

Një numër aleatësh të NATO-s po bëjnë hapa drejt dërgimit të trupave në Ukrainë, për të trajnuar forcat e armatosura atje. Sipas medias amerikane Nju Jork Times, shumë kontraktorë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara gjenden tashmë në Ukrainë, për të riparuar sistemet e armatimeve të furnizuara nga Uashingtoni. Qeveria në Kiev i ka kërkuar SHBA dhe NATO-s të ndihmojë në trajnimin e 150 rekrutëve të rinj brenda Ukrainës, teksa përballet me mungesa të trupave në luftën kundër Rusisë.

E përditshmja amerikane pohon se një hap i tillë do të shënonte një tjetër kalim të vijave të kuqe, dhe mund të afrojë më shumë SHBA dhe be drejt një lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë. Administrata Biden ka kundërshtuar publikisht dërgimin e instruktorëve por shefi i shtabit, mendon se diçka e tillë është e paevitueshme.

Sipas Nju Jork Times, Shtetet e Bashkuara do të duhej të mbronin çdo instruktor të NATO-s brenda Ukrainës, nga sulme, çka do të përfshinte potencialisht Amerikën në luftë.

Presidenti francez Emanuel Macron ishte i pari që foli për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë gjatë muajit shkurt. Estonia dhe Lituania kanë mbështetur ose dërgimin e instruktorëve ose të trupave mbështetëse, për t’i dhënë mundësinë ushtarëve ukrainas të merren me detyrat luftarake. 

Raportimet vijnë pasi këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan u tha gazetarëve se një paketë e re armatimesh do të njoftohet gjatë ditëve në vazhdim./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco