Moti i keq në Itali, Lombardia i kërkon kryeministres Giorgia Melonit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Moti i keq në Itali, Lombardia i kërkon kryeministres Giorgia Melonit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

12:17, 25/07/2023
A+ Aa A-

Itali-  Moti i keq vazhdon të godasë rajonin e Lombardisë.

Gjatë natës një stuhi e re, shumë e dhunshme, e shoqëruar me goditje të vazhdueshme rrufeje dhe shpërthime të forta ere, goditi Milanin rreth orës 4 të natës dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë.

 Fenomeni u shoqërua në disa zona edhe me stuhi breshëri. 

Stuhia në qytet ishte e shkurtër por shumë intensive dhe parashikimet tregojnë mundësi për reshje të reja. 

Në zonën e Brescias , një 16-vjeçar vdiq i pushtuar nga një pemë e shkulur nga moti i keq. 

Pas dëmeve të shkaktuara nga moti i keq, ky Rajon do t'i kërkojë qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërsa në Milano, të gjitha parqet dhe zonat e gjelbra janë të mbyllura, pas stuhisë së dhunshme që goditi qytetin në orët e fundit.

Bashkia e Milanos ka urdhëruar mbylljen e të gjitha parqeve të rrethuara dhe ka urdhëruar ndalimin e hyrjes në parqet e pa rrethuar dhe zonat e hapura me pemë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco