UNESCO dënon sulmet ruse në qendrën historike të Odessa

UNESCO dënon sulmet ruse në qendrën historike të Odessa

19:56, 23/07/2023
A+ Aa A-

UNESCO dënoi me “ashpërsinë më të madhe” “goditjet barbare të forcave ruse” kundër qendrës historike të Odesës, e cila përfshihet në Trashëgiminë Kulturore Botërore të Njerëzimit dhe në veçanti Katedralen 200-vjeçare të Shndërrimit.

“Këto shkatërrime të tmerrshme shënojnë një përshkallëzim të ri të dhunës kundër trashëgimisë kulturore të Ukrainës,” tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay.

“I bëj thirrje Federatës Ruse të marrë masa drastike për të përmbushur detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur trashëgiminë”, thuhet në deklaratën e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco