Urdhërohet mbyllja e bizneseve nga ora 12:00 –16:00/ Shënohet fundjava më e nxehtë në 50 vitet e fundit në Greqi!

Urdhërohet mbyllja e bizneseve nga ora 12:00 –16:00/ Shënohet fundjava më e nxehtë në 50 vitet e fundit në Greqi!

12:29, 22/07/2023
A+ Aa A-

Kjo fundjavë në Greqi pritet të jetë më e nxehta e korrikut në 50 vjetët e fundit.

“Kjo fundjavë rrezikon të jetë më e nxehta e regjistruar në korrik në 50 vitet e fundit”, ka thënë Panagiotis Giannopoulos, meteorolog i transmetuesit shtetëror ERT.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të punojnë nga shtëpia, nëse kanë mundësi dhe të mos dalin nëpër rrugë, nëse nuk kanë nevojë.

Ndërkohë është urdhëruar që të gjitha bizneset të mbyllen nga ora 12:00 – 16:00 në të kundërtën do të ketë gjoba.

Ministri i Punës, Adonis Georgiadis nga Kuvendi, u ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë vendimin për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit.

“U kërkoj bizneseve që të respektojnë vendimin e ministrisë për orarin e punës (12:00 – 16:00 pushim), në të kundërt do të ketë ndërhyrje të menjëhershme nga inspektorati i punës për vendosjen e gjobave”, tha ministri.

Për çdo biznes që nuk respekton këtë vendim gjoba është 2000 euro për punonjës.

Ndërkohë i nxehti do të vijojë edhe gjatë javës tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco