Biden braktis konferencën, konservatorët: Nuk ia ka idenë se ç'bën

11:22, 22/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden u bë sërish objekt humori në mediat sociale dhe në politikën e SHBA, pasi braktisi një konferencë për shtyp.

Gazetarja po e pyeste në lidhje me hakerat kinezë, por Biden u largua nga podiumi duke mërmëritur. Ai mbante grushtat shtrënguar dhe nuk dukej i interesuar për asgjë.

Sipas Fox News, këto pamje bënë që të shpërthejë humori nga konservatorët.

“Vëlla, ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh,” tha eksperti republikan, Paxton Harmon.

Kjo nuk është hera e parë kur Biden braktis konferencat dhe intervistat në mënyrë të papritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco