VIDEO shokuese e të droguarve në SHBA/ Qytetarët: Fajin e ka prokurori i Sorosit

10:32, 19/07/2023
A+ Aa A-

Gazeta britanike Daily Mail publikoi disa pamje shokuese të të droguarve në qytetin amerikan të Filadelfias, pas vizitës së kandidatit republikan për president, Vivek Ramaswamy.

Ai vizitoi pikërisht zonat më të prekura nga epidemia e drogës, duke theksuar se ky qytet i qeverisur nga demokratët është kthyer si në një zonë lufte.

Këto pamje katastrofike tregojnë se sa shumë është rritur përdorimi i një droge të quajtur ‘tranq’, e cila njihet edhe si droga e zombive. Sipas gazetës, mishi i përdoruesve të kësaj droge kalbet dhe shpesh ata duhet t’i nënshtrohen amputimit.

Gazeta britanike shkruan se kjo epidemi ka ndodhur pikërisht nën drejtimin e prokurorit demokrat, Larry Krasner. Ai njihet gjerësisht si prokurori i Sorosit, pasi është mbështetur financiarisht nga miliarderi.

Dështimi i tij për të luftuar krimin ka bërë që të kërkohet shkarkimi, por gjyqi vazhdon.

“Qyteti dhe prokurori ynë i mbështetur nga Sorosi nuk bëjnë asgjë. Në vend të luftojnë krimin, ata financojnë shkëmbimin e gjilpërave, ku përdoruesit marrin një grusht gjilpërash të pastra dhe i shesin për më shumë drogë,” tha një qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco