Vrasja brutale e një vajze 15-vjeçare nga një 16-vjeçar ka tronditur Rusinë.
Vajza ishte viktimë e një përdhunimi e cila më pas u hodh lakuriq në shinat e treni. U konsistuan se në trupin e saj ishte derdhur lëng kaustik.
Vajza 15-vjeçare Yaroslav Shikova në Perm të Rusisë u zbulua nga një shofer treni i cili e pa atë të braktisur në shinat e trenit. Sipas burimeve policore autori ose autorët e kishin lënë vajzën në shinat e trenit për të vdekur.
Vajza 15-vjeçare u dërgua në spital ku jetoi 10 ditë para se të ndërronte jetë dhe autoritetet ishin në pritje nëse ajo do tregonte emrin e vrasësit të saj.
Për këtë rast është arrestuar 16-vjeçari Sergei Miniazev, nëna e të cilit është oficere burgu dhe babai polic, ndërsa dy të rinj të tjerë janë të dyshuar si të përfshirë në këtë krim.
Shoferi i trenit që pa për herë të parë 15-vjeçarin tregoi se ata e kishin lënë vajzën në shina dhe kishte shumë gjak e cila kishte humbur vetëdijen. Ishte e zhveshur dhe kishte vetëm çorape. E gjithë koka e saj ishte e mbuluar me gjak. Ai vuri re se 15-vjeçarja kishte një lëng djegës në gojë dhe në zonën gjenitale.
“Ai ose ata që e goditën donin të hiqnin qafe gjurmët e tyre biologjike. Ajo kishte djegie në trup, krahë dhe këmbë. Lëkura e saj po hiqej kur e vendosëm në barelë”, shtoi ai.
Sipas babait të 15-vjeçares, në natën kur ndodhi tragjedia, vajza e tij ishte kthyer nga një festë që ishte organizuar në shtëpinë e 16-vjeçarit, por nuk dihet arsyeja pse ajo doli sërish nga shtëpia nga dritarja e dhomës së saj pa informuar prindërit.
Girl, 15, is brutally raped then dumped naked on railway tracks by killer who doused her with inflammable liquid and set her on fire in Russia https://t.co/dCfR9tLJE5 pic.twitter.com/VOPX0WuEH3
— Daily Mail US (@DailyMail) July 18, 2023
© SYRI.net