Fox News: George dhe Alex Soros e nisin fushatën e vitit 2024 me donacione maksimale për Biden

Fox News: George dhe Alex Soros e nisin fushatën e vitit 2024 me donacione maksimale për Biden

11:57, 18/07/2023
A+ Aa A-

Rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News, raporton se financieri George Soros dhe djali i tij, Alex, kanë ofruar donacione maksimale për fushatën e Joe Biden gjatë tremujorit të dytë.

Babai dhe i biri i tij kanë dhuruar nga 6 mijë dollarë për komitetin e rizgjedhjes së Biden më 30 qershor. Kjo shumë përbën vetëm donacionin e parë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Ata nuk kanë dhuruar akoma për Fondin e Fitores së Biden- që përmban kufij astronomikë kontributesh- edhe pse kjo gjë pritet të ndryshojë me afrimin e zgjedhjeve.

Fox News raporton se George dhe Alex Soros me shumë gjasë pritet të dhurojnë shuma të mëdha direkt për rizgjedhjen e Biden.

Gjatë zgjedhjeve të kaluara, Alex Soros dhuroi 720 mijë dollarë në Fondin e Fitores së Biden, kurse babai i tij shtoi edhe 500 mijë dollarë. Të dy ofruan shumat maksimale të donacioneve të mundshme gjatë ciklit zgjedhor të Biden.

Këto donacione vijnë në kohën kur Alex Soros ka marrë përsipër perandorinë e babait.

Ndërkohë, ai ka nisur të takojë zyrtarët më të lartë të demokratëve, kurse më herët ishte raportuar se Alex Soros e ka vizituar të paktën 20 herë Shtëpinë e Bardhë që kur Joe Biden mori detyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco