SHBA: Turqia nuk ka dhënë një afat specifik për anëtarësimin e Suedisë në NATO

SHBA: Turqia nuk ka dhënë një afat specifik për anëtarësimin e Suedisë në NATO

08:45, 18/07/2023
A+ Aa A-

SHBA nuk ka marrë një afat specifik nga Turqia për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, thekson Departamenti i Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller shpjegoi se nuk ka një afat kohor dhe shprehu optimizmin e tij që kjo çështje do te mbyllet sa me shpejt.

“Nuk do të flas për afat. Unë do të them se jemi optimistë që pranimi i Suedisë në NATO do të miratohet.

E vlerësojmë punën e presidentit të Turqisë, Erdogan për këtë çështje, por nuk kam një afat, thjesht do të them se shpresojmë që të miratohet sa më shpejt”, tha ai.

Në margjinat e samitit të NATO-s në Vilnius, Presidenti Erdogan kishte argumentuar se ratifikimi i protokollit të pranimit të Suedisënuk do të realizohet para tetorit për shkak të pezullimit dy-mujor të punës së Parlamentit turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco