Holanda dhe Gjermania i bëjnë thirrje Rusisë të rifillojë ‘marrëveshjen e grurit’

Holanda dhe Gjermania i bëjnë thirrje Rusisë të rifillojë ‘marrëveshjen e grurit’

08:15, 18/07/2023
A+ Aa A-

Holanda i kërkon Rusisë që të rifillojë menjëherë zbatimin e “marrëveshjes së grurit”, pasi është e rëndësishme të parandalohet një rritje e çmimeve të ushqimeve, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm Wopke Hoekstra.

“Është zhgënjyese që Rusia pengon zgjatjen e Iniciativës për Drithërat e Detit të Zi. Zgjatja e marrëveshjes është e rëndësishme për të parandaluar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe për të shmangur destabilizimin e tregut. Holanda i kërkon Rusisë që të rifillojë zbatimin e Iniciativës për drithërat e Detit të Zi pa vonesë“, tha ai.

Ndërkohë, Gjermania i bëri thirrje palës ruse që të zgjasë “marrëveshjen e grurit” për një periudhë më të gjatë.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të lejojë një zgjatje të mëtejshme të marrëveshjes së grurit,” u tha gazetarëve zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco