Vrasësi serial i famshëm i plazhit Gilgo/ Prangoset arkitekti i pasur

Vrasësi serial i famshëm i plazhit Gilgo/ Prangoset arkitekti i pasur

12:43, 15/07/2023
A+ Aa A-

Vrasja e pazgjidhur e 11 viktimave- shumica prej tyre prostituta të reja në moshë- ka mbërthyer Amerikën dhe jo vetëm prej më shumë se një dekade. Këto vrasje ishin edhe subjekt i dokumentarit ‘Lost Girls’ në Netflix.

Gjithçka nisi në vitin 2010 në Nju Jork, kur policia po kërkonte për prostitutën 23-vjeçare, Shannon Gilbert, e cila ishte zhdukur pranë brigjeve të Nju Jorkut. Kërkoi çoi në zbulimin e eshtrave të një gruaje tjetër.

Por ky zbulim i frikshëm ishte vetëm fillimi. Brenda pak ditësh u gjetën edhe tre vajza të reja, në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, duke ngjallur frikën se një vrasës seria po bënte kërdinë.

Tani, 13 vite më pas trupave të gjetur në plazhin Gilgo, detektivët në SHBA besojnë se kanë arrestuar personin përgjegjës për këtë seri vrasjesh.

Të enjten në mbrëmje, hetuesit arrestuan 59-vjeçarin Rex Heuermann, jashtë zyrës së tij luksoze në Nju Jork.

Arkitekti i pasur është nën akuzë për vrasjen e të paktën 3 femrave dhe i lidhur me një vrasje të katërt.

Ai është i dyshuari kryesor për vrasjet historike të plazhit Gilgo.

Heuermann ishte nën mbikëqyrje prej një viti. “Ai ishte një demon që jetonte mes nesh,” tha policia në një deklaratë pas arrestimit.

Ndërkohë vetë Heuermann shpërtheu në lot dhe i tha avokatit të tij: “Nuk e kam bërë këtë gjë”.

Policia beson se ai i ka kryer vrasjet gjatë kohës që gruaja dhe fëmijët e tij nuk ishin në qytet.

Fqinjët që jetonin pranë tij kanë shprehur habi për arrestimin. Ata thanë se ai ishte një njeri i rregullt, që shkonte çdo ditë në punë me kostum me kravatë dhe mbante një çantë në dorë.

Policia tha se ai kishte licencë për 92 armë dhe një kasafortë të madhe ku i mbante ato.

Hetimi po vazhdon, ndërsa dyshohet se viktimat i nënshtroheshin torturave dhe abuzimeve seksuale përpara se të vriteshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco