VIDEO/ Franca feston Ditën e Bastijës, Macron vërshëllehet gjatë ceremonisë

VIDEO/ Franca feston Ditën e Bastijës, Macron vërshëllehet gjatë ceremonisë

18:25, 14/07/2023
A+ Aa A-

I armatosur dhe i dekoruar, Parisi ishte të premten skenë e paradës tradicionale ushtarake të 14 korrikut, që është dhe dita kombëtare e vendit. Ky përvjetor u shënua nga protestat që tronditën vendin pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia.

India ishte e ftuara e nderit. Kryeministri indian Narendra Modi u shoqërua nga presidenti Emmanuel Macron, i cili u vërshëllye teksa ngjitej në podiumin e nderit.

Parisi dëshiron të celebrojë 25-vjetorin e partneritetit strategjik me Nju Delhin, por shtypi lokal spekulon se palët mund të arrijnë një pakt për blerjen e avionëve francezë ‘Rafale’ nga India, e cila në këtë mënyrë do të reduktonte vartësinë e armëve nga Rusia.

Plot 240 anëtarë të personelit ushtarak indian morën pjesë në paradë, ku në tërësi ishin rreth 7 mijë trupa.

Megjithatë ishte prania masive e policëve me uniformë që bëri përshtypje. Më shumë se 10 mijë agjentë u angazhuan për të garantuar sigurinë në rajonin e Parisit dhe mbi 45 mijë në shkallë vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco