Scholz: Mitsotakis dhe Erdogan kanë potencialin për të krijuar një marrëdhënie më të mirë midis vendeve

Scholz: Mitsotakis dhe Erdogan kanë potencialin për të krijuar një marrëdhënie më të mirë midis vendeve

15:57, 14/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan kanë perspektivën për të bërë të mundur një marrëdhënie të mirë midis dy vendeve, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, duke iu referuar konkluzioneve nga takimet që pati me dy liderët në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius.

“Për mua është shumë e rëndësishme që ne të ofrojmë kontributin tonë që marrëdhëniet p.sh. mes Turqisë dhe BE-së, mes Turqisë dhe Gjermanisë të zhvillohen mirë”, tha Scholz.

“Ne gjithashtu ndihemi të detyruar të kujdesemi për marrëdhëniet e mira të atyre që janë të përfshirë në Egje dhe në këtë kemi qenë vazhdimisht partnerë dhe kështu do të jemi. Kam krijuar përshtypjen se të dy krerët e qeverive, Presidenti dhe Kryeministri, kanë perspektivën për të bërë të mundur një marrëdhënie më të mirë mes dy vendeve dhe kjo do të jetë e mirë”, shtoi kancelari gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco